Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Mustafa paralajmëron marrëveshje të reja me Serbinë

E Enjte 13 Gusht 2015 12:05

Marrëveshjet për energjinë, kodin telefonik dhe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, pritet të arrihet në fund të këtij muaji në Bruksel.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media, ku prezantoi të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë, minierave dhe energjetikës.

Mustafa ka theksuar se deri në fund të këtij muajit Kosova do ta ketë kodin telefonik shtetëror.

I pyetur se si do të jetë marrëveshja që do të nënshkruhet për Asociacionin e Komuna me shumicë serbe në Kosovë, Mustafa ka thënë se ky organ do të jetë sikur asociacionet tjera.

    “Ne do të sigurohemi që ky Asociacion të mos ketë kompetenca ekzekutive”.

Në këtë konferencë të përbashkët me ministrin për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavilecin, kanë folur për perspektivën që institucionet e Kosovës kanë në raport me zhvillimin energjetikës në vend.

Kryeministri Mustafa ka premtuar se së shpejti do të zhvillohet procesin për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

    “Për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re së shpejti do të zhvillohet procesit i tenderimit për kompaninë e vetme që ka mbetur në garë. Ndërsa në plane është edhe revitalizimi i TC Kosova A”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavilevci tha se për projektin "Kosova e re" se janë në fazën e negociatave me kompaninë amerikane “Contor Global”.

    “Me kompaninë amerikane kemi arritur marrëveshje verbale në disa pika. Në koston e energjisë dhe në disa gjëra tjera”, ka thënë Stavileci.

Kryeministri i vendit ka folur edhe për punën që është duke u bërë në krijimin e një tregu të përbashkët energjetik me Shqipërinë.

    "Jemi duke punuar që të sigurojmë edhe tregun e përbashkët të energjisë. Aktualisht jemi duke bashkëpunuar me autoritetet e Shqipërisë lidhur me këtë aspekt dhe, presim që në vitin 2016 të kemi një linje të përbashkët”, ka deklaruar Musatafa.

Mustafa po ashtu ka theksuar se për Trepçën po punohet në dy projekte. Kurse, sipas tij, deri në mesin e shtatorit do të kompletohen bordet e ndërrmarrjeve publike.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.