Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Gjuriqi s’ka leje për të hyrë në Kosovë

E Enjte 13 Gusht 2015 20:40

Pas lajmit në mediat serbe se Marko Gjuriq, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë do të vijë në Mitrovicë që të protestojë për shtyrjen e afatit të paraburgimit për Oliver Ivanoviqin, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka deklaruar për Klan Kosova se Gjuriq nuk ka leje që të hyjë në shtetin kosovar.

“Vizita e drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk do të realizohet, për shkak se Marko Gjuriq nuk ka leje për të hyrë në Kosovë”, thanë nga zyra e informimit në MPB.

Gjuriq sot kishte thënë se do t’i bashkohet protestës së Iniciativës Qytetare SDP në përkrahje të Oliver Ivanoviqit dhe ish-kolonelit Dragoljub Delibasiq, raportoi Tanjug.

Kjo është protesta e dytë e organizuar nga serbët e Kosovës, e cila do të mbahet para selisë së gjykatës së EULEX-it në Mitrovicë.

Ivanoviq është në ditën e shtatë të grevës në burgun e Mitrovicës. Këtë po e bën pasi që atij i është shtyrë dita e gjykimit dhe po kërkon të mbrohet në liri.

Ai ishte arrestuar me 27 janar në vitin 2014 për krime ndaj shqiptarëve. /Klan Kosova/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.