Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Hyseni: Ekstremizmi nuk parandalohet me kërbaç

E Enjte 13 Gusht 2015 21:49

Ministri i Punëve të Brendshme,Skënder Hyseni ka vizituar sot komunën e Prizrenit. Aty është dashur të takohet me kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja, por ai tha se gjendet në pushim ndërsa në vend të tij e ka pritur nënkryetari i komunës së Prizrenit Lulzim Kabashi.

Ministri Hyseni tha se radikalizmi duhet të luftohet me ligjërim e jo me pendrekë të Policisë.

“Të parandalohet radikalizmi I shoqërisë sonë. Kjo i bjen të parandalohet ekstremizmi i mendjeve të njerëzve. Dhe atë nuk mund ta parandalojmë me pendrek të policisë, por atë e parandalojmë me diskurs intelektual, qoftë në xhami, shkollë a këshill komunal për siguri në bashkësi ”, tha Hyseni në Prizren.

Nënkryetari i komunës së Prizrenit Lulzim Kabashi u shpreh se Bashkësia Islame por edhe Policia janë treguar indiferentë ndaj këtyre rasteve.

“Bashkësia Islame është treguar mjaft indiferente ndaj këtyre grupeve. Policia e ka neglizhuar këtë punë, apo institucionet e sigurisë, dhe kemi rënë një pozitë jo shumë të mirë”, ka thënë Kabashi

Por kësaj deklarate iu ka kundërvu ministri Hyseni, sipas të cilit Policia e Kosovës është treguar super-aktive në luftimin dhe parandalimin e dukurive te tilla.

“Policia e Kosovës jo që nuk e ka neglizhuar por ka qenë super-aktive dhe funksionale në këtë temë”, tha Hyseni

Edhe vizita në Prizren e Hysenit është duke u bërë në kuadër të vizitave nëpër komuna që është qëllim i forcimit të sigurisë në vend.
Ministri i MPB-së ka vizituar edhe komunën e Dragashit dhe atë të Mamushës. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.