Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Konfirmohen përçarjet në koalicion

E Premte 14 Gusht 2015 10:50

Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, të enjten i kanë konfirmuar mosmarrëveshjet në bashkëqeverisje.

Gazeta “Zëri” një ditë më parë ka raportuar se koalicioni i madh është lëkundur për shkak të largimit të kuadrove të PDK-së nga pozicionet e larta shtetërore nga ana e disa ministrave të LDK-së në Qeveri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se koalicioni po funksionon mirë, por, siç ka thënë ai, me disa vërejtje, duke e konfirmuar raportimin e “Zërit” për largimin e njerëzve të PDK-së nga ministritë që drejtohen nga LDK-ja.

'Aktualisht është duke shkuar mirë koalicioni, me disa përjashtime ndoshta, me disa lëshime të disa ministrave, të cilët i kanë ndërmarrë disa hapa të ngutshme. Vlerësoj që janë në kundërshtim me rregullat e partneritetit, por besoj që do t’i korrigjojnë ato veprime, të cilat së pari dëmtojnë institucionet përkatëse”, ka deklaruar Grabovci, duke thënë se është mandati i tretë që PDK-ja është në qeverisje dhe kjo parti politike asnjëherë nuk ka larguar nga puna mbi baza partiake, por ka vepruar mbi baza profesionale. /Zëri/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.