Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Mustafa viziton Drenasin, premton mbështetje për komunën

E Premte 14 Gusht 2015 11:50

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka vizituar sot gjatë ditës Komunën e Drenasit.Mustafa i ka premtuar mbështetje Demakut për Zonën Industriale dhe furnizimin me ujë të këtij qyteti.

Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku i ka kërkuar ndihmë për zhvillimin ekonomik të kësaj komune.

Kur u pyetën për problemin më të madh që ka kjo komunë, ndotjen nga Ferronikeli, kryeministri Mustafa nuk dha përgjigje.

Ai, para gazetarëve pranoi se edhe çështja e Ferronikelit ishte temë e diskutimeve, por tha se “jam i bindur që kjo kompani duhet të punoj konform ligjeve dhe rregulloreve që parashihen për mbrojtje të ambientit dhe që kjo barrë të mos i bie komunës së Drenasit”.

Mustafa e Demaku së bashku e kanë vizituar edhe objektin e ri të komunës, pranimi teknik i së cilës është bërë këto ditë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.