Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Kryeprokurori i Shtetit, i gatshëm për marrjen e kompetencave nga EULEX-i

E Premte 14 Gusht 2015 14:26

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim, shefin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e Ligjit, Gabriele Meucci.

Në këtë takim është biseduar lidhur me periudhën kalimtare për dorëzimin e kompetencave nga EULEX-i tek Prokurori i Shtetit, në mënyrë që prokurori i Shtetit të jetë sa më i gatshëm për marrjen dhe trajtimin e të gjitha lëndëve pa pësuar as në kualitet e as në humbje të kohës.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vlerësuar lartë përkrahjen dhe bashkëpunimin e dhënë të EULEX-it për sistemin prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit.

Ndërkaq, Gabriele Meucci, ka thënë se EULEX-i, është i përqendruar në ofrimin e shërbimeve të sundimit të ligjit deri sa përparimi i autoriteteve vendase ta mundësojë bartjen e plotë të funksioneve ekzekutive tek autoritetet vendase.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe shefi i misionit të Bashkimit Evropian, Gabriele Meucci, janë pajtuar që të intensifikojnë sa më shumë që është e mundur bashkëpunimin edhe ashtu shumë të mirë mes EULEX-it dhe Prokurorit të Shtetit. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.