Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Mustafa beson se tani ai mund të vizitojë komunat në veri

E Shtunë 15 Gusht 2015 09:23

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ëdshtë pyetur edhe për mundësinë e vizitës së tij në ndonjërën nga komunat me shumicë serbe, në veri të vendit.

Ai ka thënë se është i interesuar t’i vizitojë këto komuna, duke shprehur bindjen se tani është krijuar klimë e përshtatshme per një vizitaë të tillë, por ka pranuar se tash për tash nuk e ka në agjendë ndonjë vizitë në veri.

“Kam shprehur interesimin tim që të vizitoj të gjitha ato komuna, Leposaviqin, Zubin Potokun, Mitrovicën Veriore dhe Zveçanin, dhe do ta bëj një vizitë të tillë, sapo të merrem vesh me ta. Nuk e kemi ndonjë agjendë të caktuar, por mendoj se janë relaksuar marrëdhëniet sa vizitat e tilla mund të bëhen” , ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se ai takohet shpesh me kryetarët e veriut, herë bashkërisht e herë veç e veç me secilin prej tyre, varësisht prej problemeve që kanë këto komuna. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.