Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Greqia nuk do ta njoh Kosovën

E Shtunë 15 Gusht 2015 11:52

Ministri serb për Punë dhe për çështje lufte dhe sociale, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot në Bujanoc se Greqia nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohje të Kosovës, raporton Tanjug, transmeton koha.net.

Ai ka thënë se vendet që s’e kanë njohur Kosovën kanë presion, por, siç ka thënë, ai ka marrë konfirmime nga kryeministri grek, Aleksis Tzipras, se ky nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën.

“Unë kam biseduar me kryeministrin e Qeverisë greke, z. Tzipras, dhe ai më ka konfirmuar se qëndrimi i Greqisë nuk do të ndryshojë, Kosova, sa i përket Greqisë, mbetet pjesë e Serbisë”, ka thënë Vulin.

Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se deri më tani nuk ka shenja se Greqia do ta njehë pavarësinë e Kosovës.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.