Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Brieger: Në vitin 2016 kosovarët do të lëvizin pa viza

16 Gusht 2015 10:25

Gjatë vizitës së tij lamtumirësenë Pejë ambasadori i Austrisë, Johann Brieger ëshë shprehur optimist për të ardhmen e Kosovës dhe kosovarëvë pa dallim feje, etnie dhe nacionaliteti.

Në një intervistë ekskluzive për RTV”Dukagjini”, Brieger e ka falënderuar për bashkëpunim popullin e Kosovës, për të cilin ambasadori Aaustrisë ka sjellur shumë projekte në Kosovë, përfshirë lobimin e vazhdueshëm për ardhjen e investitorëve nga Austria, duke pasur parasysh se storiet e investimeve austriake në Kosovë janë të suksesëshme.

Brieger ndryshe është shprehur optimist se pranvera e vitit 2016 do t’i gjejë kosovarët të lëvizin të lirë dhe pa regjim vizash në zonën Schengen. Ai beson se edhe diplomacia - Qeveria e Kosovës do ta luftojë korrupsionin, ta forcojnë shtetin e së drejtës dhe të vazhdojë rrugëtimin e mbarë që ka nisur, përfshirë edhe përmirësimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj Serbinë.

Ambasadori Brieger ka falënderuar edhe komunitetin e asociacioneve sociale si dhe kulturore për bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë, duke kujtuar kosovarët që investimin më të madh duhet ta bëjnë në segmentin e arsimimit cilësor, sepse me arsimim cilësor përcaktohet edhe e ardhmja e ndritshme dhe premtuese e një vendi.

Ambasadori Johann Brieger misionin diplomatik në Kosovë e kishte filluar në janarin e vitit 2011. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.