Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Mustafa: Thaçi do të bëhet president, zgjedhjet më 2018

16 Gusht 2015 10:36

Kryeministri Isa Mustafa i cili është edhe kryetar i LDK-së ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve të PDK-së të cilët kanë kërcënuar me zgjedhje të parakohshme nëse Hashim Thaçi nuk zgjidhet President.

Mustafa ka thënë se Thaçi do ta marrë pozitën e shefit të shtetit ashtu siç parashikohet me marrëveshjen PDK-LDK. Ai ka thënë se Haradinaj po argëtohet në periudhë pushimesh duke kërkuar zgjedhje, por ka theksuar se ato nuk do të mbahen para vitit 2018.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Mustafës në Facebook:

Periudhën e pushimeve sivjet po e kalojmë në forma të ndryshme. Disa po punojmë, disa po argëtohen duke kërkuar zgjedhje, disa po “brengosen” për zgjedhjen e Presidentit në fillim të vitit të ardhshëm, disa po e kërcënojnë shtetin dhe udhëheqësit shtetëror (por edhe familjet e tyre) me shënjimin e kufijve dhe me Asociacionin e Komunave, disa po shprehin shqetësimet për ardhmërinë e Forcave të Armatosura të Kosovës e disa po lahen në det.

Unë shoh vetëm një zgjidhje: Qeveria do të vazhdojë të punojë me ngulm për realizimin e Programit të saj, që është shumë i mirë . Askush askënd nuk do ta pengoj që të bëjë prova dhe ushtrime për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen në vitin 2018.

Thaçi do të bëhet President i Republikës së Kosovës, ashtu siç e kemi përcaktuar me marrëveshje.

Askush nuk do ta falë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës dhe as nuk do të marrë nga toka e huaj dhe nuk do t’i epet askujt hapësirë që ta rrezikojë shtetin, institucionet shtetërore dhe pronën private.

Ushtrinë e kemi, sido që ia vemi emrin, forca është kjo që e kemi si FSK, andaj edhe ata që dëshirojnë ta pengojnë edhe ata që dëshirojë t’ia ndryshojnë emrin ashtu siç e kemi propozuar, duhet ta kenë të qartë se Kosova e ka forcën e vet.

Prandaj, të punojmë, të flemë dhe të pushojmë rehat, sepse përgjegjësitë për këtë shtet nuk i kemi marrë për mahi.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.