Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Beqiri: S’ka prishje të koalicionit

E Hënë 17 Gusht 2015 10:53

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë për Express, se koalicioni LDK-PDK po funksionon sipas parimeve të ndërtuara në marrëveshjen e koalicionit dhe në Programin e Qeverisë.

Ai ka thënë Ministrat dhe Ministritë vlerësohen prej partnerëve të koalicionit dhe prej Kryeministrit në baza ditore, javore e mujore.

“Koalicioni është duke funksionuar normalisht. Qeveria po e kryen punën bazuar në Programin qeveritar. Vlerësimin për punën e Qeverisë e bëjnë partnerët e koalicionit dhe Kryeministri Isa Mustafa. Edhe punën e çdo Ministri dhe Ministrie e bën Kryeministri në baza ditore, jave e mujore”, ka thënë Beqiri, të dielën.

Ky zyrtar i LDK-së ka thënë se s’ka pasur asnjë takim me ndonjë zyrtar të PDK-së prej seancës kur u votuan ndryshimet kushtetuese për hapjen e Gjykatën Speciale.

“S’kam pasur asnjë takim me asnjë zyrtar të PDK-së prej seancës së 3 gushtit. Çdo gjë tjetër lidhur me ndonjë takim timin me ndonjë zyrtar të PDK-së është shpifje e trillim”, ka shtuar ai.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.