Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

S’ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës

E Marte 18 Gusht 2015 10:52

Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të Katalunisë, por kjo është qesharake pasi populli katalunas do të vendosë lirshëm për të ardhmen e tij, e pranoi apo jo Spanja pavarësinë e Kosovës.

Kështu ka thënë ndër të tjera në një intervistë ekskluzive dhënë “Zërit” eurodeputeti katalunas, Josep-Maria Terricabras

Është i bindur që anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është garancia më e mirë për stabilitet dhe zhvillim në Kosovë e rajon. Madje Serbia do të jetë e detyruar që ta njohë Kosovën, nëse synon integrimin në Bashkimin Evropian.

Kështu ka thënë eurodeputeti katalunas Josep-Maria Terricabras, i cili në shumë prononcime ka përkrahur integrimin e Kosovës në BE, në një intervistë ekskluzive dhënë “Zërit”.

Sipas tij, Parlamenti Evropian duhet të veprojë më shpejt sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën.

Mbetja e Kosovës, i vetmi vend i izoluar, sipas Terricabras, është një trajtim jo i drejtë nga Evropa që po u bëhet kosovarëve.

Eurodeputeti katalunas, ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe kushtet që kjo e fundit do t’i ketë drejt integrimit.

“Njohja e Kosovës nga Serbia do të jetë absolutisht dhe padyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Terricabras. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.