Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Ky është ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë

E Marte 18 Gusht 2015 11:10

Greg Delawie, do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ambasada e SHBA-ve, ka publikuar një video të ambasadorit Greg Delawie, ku ai flet për Kosovën, e mbi të gjitha ai thotë se mezi pret që ta shijojë një makiato në Kosovë, transmeton zeri.info.

“Është nderë për mua që të shërbej si ambassador i SHBA-ve në Kosovë. Shërbimi publik është shumë i rëndësishëm për familjen time. Unë kam qenë diplomat për më shumë se 30 vjet. Gjithmonë kam besuar në marrëdhëniet e mira dhe në tolerancë. Për mua dhe familjen time do të jetë kënaqësi të jemi këtu. Po ashtu mezi pres të shijojë makiaton e Kosovës, e cila është më e mira në botë”, ka thënë ambasadori i ardhshëm i SHBA-vë në Kosovë, Greg Delawie.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.