Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Çollaku pret që vizat të hiqen më 2016

E Marte 18 Gusht 2015 11:25

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, ka thënë se është reale dhe e natyrshme të pritet që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në vitin 2016.

Këtë deklaratë Çollaku e ka dhënë pas paralajmërimit të Ambasadorit austriak, Johann Brieger, se kosovarët mund të lëvizin pa viza në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Deklarata e Ambasadorit austriak është konfirmim i punës tonë serioze që është bërë në përmbushjen e kritereve të parapara me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”.

”Prandaj, bazuar në punën tonë dhe përmbushjen e kritereve, është krejt reale dhe e natyrshme që gjatë vitit 2016 kosovarët të lëvizin pa viza në BE”, ka thënë ai për Gazetën Express

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, prej vitit 2010 kanë dhënë paralajmërime se do të ketë liberalizim të vizave, por asnjëherë s’janë realizuar këto pritje.

Kohëve të fundit, udhëheqësit e procesit të liberalizimit të vizave janë kursyer nga dhënie e datave, pasi ka pasur probleme në përmbushjen e disa kritereve që Kosovë obligohet t’i plotësojë para se qytetarët e saj të lëvizin pa viza në BE.

Sidoqoftë, Ministri i Integrimeve ka thënë se Misioni Faktmbledhës i BE’së në shtator do të publikojë raportin sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

“Ne në qershor kemi dërguar në Bruksel raportin e tretë gjithëpërfshirës për përmbushjen e kritereve. Gjatë muajit korrik Komisionit Europian ka dërguar misionin teknik faktmbledhës në Kosovë për të verifikuar përmbushjen e kritereve. Ky mision në shtator do të dalë me raportin e qartë, i cili patjetër që duhet të jetë pozitiv”, ka deklaruar Çollaku, për Express.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.