Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Delawie: SHBA do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Kosovën

E Hënë 31 Gusht 2015 14:47

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Gregory T. Delawie.

Duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Delawie, zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë marrëdhënie të veçanta dhe se këto raporte mes dy shteteve vetëm se do të forcohen edhe më tutje.

“Kemi pasur dhe gjithmonë do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer me SHBA-në, me të cilën gëzojmë marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore”, theksoi zëvendëskryeministri Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi ambasadorin Delawie për të arriturat e fundit që ka shënuar Kosova, për projektet që vendi ka para vetes, me theks të posaçëm në investimet në ekonomi dhe siguri por edhe për sfidat me të cilat po përballet Kosova.

Ambasadori amerikan Delawie u shpreh i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë dhe u zotua se do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Kosovën. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.