Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Qeveria: Ja pse shtuam masat e sigurisë për kryeministrin

E Marte 01 Shtator 2015 14:13

Zyra e kryeministrit ka sqaruar lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe me masat e ndërmarra kohëve të fundit për kryeministrin dhe ndërtesën e Qeverisë.

Në komunikatë thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës dhe nuk ka arsye për shqetësim lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të njoftimit sa më të drejtë të opinionit lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe nivelin e sigurisë për zyrtarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, informon se masat e sigurisë të implementuara ditëve të fundit janë vazhdimësi e masave të sigurisë të ndërmarra para disa muajsh si rezultat i rekomandimeve për gjendjen e sigurisë në rajon dhe të njëjtat nuk i atribuohen zhvillimeve të fundit në vend”, thuhet në komunikatë.

Masat e sigurisë për kryeministrin Isa Mustafa dhe ndërtesën e Qeverisë janë shtuar kohëve të fundit pas përplasjeve verbale mes kryeministrit dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këta të fundit janë penguar nga policia që ta kryejnë një aksion në shtëpinë e tij në Prapashticë si dhe kanë gjuajtur me vezë veturën në të cilën udhëtonte kryeministri Mustafa. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.