Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Çollaku: Sivjet, Kosova me rekomandim pozitiv për vizat

E Marte 01 Shtator 2015 17:58

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim njoftues, ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Çollaku i vlerësoi të shkëlqyera raportet në mes të dyja shteteve.

Po ashtu ai e njoftoi mysafiren edhe me arritjet dhe progresin që po shënon Kosova lidhur me agjendën e saj evropiane duke thënë se këtë vit Kosova do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizimi Asociimit dhe do të merr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kurse diplomatja turke, Kivilcim Kiliç, ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.