Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 06 Qershor 2020

Ministri Yagcilar dënon sulmet terroriste në Turqi

E Marte 08 Shtator 2015 15:37

Ministri i MAP-it në Qeverinë e Kosovës dhe kryetari i KDTP-së, Mahir Yagcilar ka dënuar sulmet terroriste në Turqi. Ai ka theksuar se sulmet që kanë për qëllim dobësimin e shtetit turk duhet të ndërpriten menjëherë në mënyrë që të mbizotëroj paqja. 

Në njoftimin e tij, Yagcilar thekson se asnjë problem nuk mund të zgjidhet me terror e dhunë. Sipas tij, demokracia, stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenie mund të arrihen vetëm me respekt e paqe, prandaj dhe ka bërë thirrje që të ndalen të gjitha sulmet terroriste. Ai ka shtuar se çdo situatë në Turqi prek edhe turqit që jetojnë jashtë kufijve të këtij shteti.

Me këtë rast ai ka shprehur edhe ngushëllime për të rënët nga radhët e forcave të armatosura turke.



 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.