Kosova i kërkon angazhim Serbisë për të zhdukurit
E Marte 08 Shtator 2015 15:40
Krerët e shtetit ë Kosovës vlerësojnë se informatat për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovës, qëndrojnë tek Serbia.
Sipas tyre procesi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nuk mund të çohet përpara pa angazhimin dhe gatishmërinë e Serbisë në këtë çështje.
Udhëheqës të shtetit të Kosovës, përfaqësuesit e BE-së në Kosovës, ekspertë të mjekësisë ligjore dhe përfaqësues të shtetit të Holandës u mblodhën sot në një konferencë të nivelit të lartë në Prishtinë Persona të Zhdukur-Mënyra Përpara, projekt i financuar nga BE dhe zbatuar nga Universiteti i Helsinkit në Finlandë.
E Pranishme në konferencë ishte edhe Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, e cila tha se është e pamundur që të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë pa gatishmërinë e Serbisë që të tregoj se ku janë trupat e zhdukur të shqiptarëve.
Ndërsa ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi tha se informatat më të mëdha për të zhdukurit janë në Serbi e që kjo e fundit shpeshherë nuk ka bashkëpunuar në këtë proces.
Kuçi tha se sfidë në këtë çështje mbetet informacioni i besueshëm. Sipas tij duhet bërë presion mbi Serbinë dhe të ketë angazhim vendor dhe ndërkombëtar për të zbardhur fatin e personave të pagjetur./KosovaPress/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.