Veseli: Opozita duhet ta shfrytëzoj foltoren e jo ta bllokoj atë
E Marte 29 Shtator 2015 13:25
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në një konferencë për media ka ftuar opozitën që ti shfrytëzoj seancat parlamentare për diskutim e jo ti bllokoj ato.
Veseli duke komentuar paralajmërimin e opozitës për bllokim të punës së Kuvendit ka thënë se Kuvendi duhet të jetë vendi ku duhet të jenë bashkë pozitë e opozitë edhe kur nuk pajtohen me njëra tjetrën e edhe kur ndajnë mendime të përbashkëta, raporton lajmi.net.
Në Kuvend duhet të respektohet rregullorja, ka thënë Veseli.
Kërkoj nga opozita që ti drejtohet foltores dhe aty të e thotë atë çfarë kanë për të thënë. Nëse ata e bllokojnë foltoren është në dëmin e tyre, sepse qytetarët i kanë zgjedhur që të flasin në Kuvend, dhe jo ta bllokojnë atë.
Ndërsa, lidhur me mundësinë e një takimi për përbashkët të liderëve për të gjetur zgjidhje për të dalur nga kriza, të cilën vetë Veseli e kishte propozuar, ai ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë në këtë, edhe pse sipas tij kjo më shumë do të duhej ti takonte Presidentes si institucion që përfaqëson unitetin politik në vend. /lajmi.net/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.