Kuvendi të enjten me minus 50 deputetë
E Mërkurë 30 Shtator 2015 10:31
Mbi 50 deputetë të Kuvendit të Kosovës pritet mos të jenë të pranishëm këtë të enjte në seancën plenare, për shkak se mbi 20 prej tyre nga radhët e PDK-së dhe LDK-së janë në udhëtime e zyrtare jashtë shtetit dhe 30 të tjerë ligjvënës të opozitës kanë paralajmëruar bojkotimin e punimeve.
Ndonëse është planifikuar që këtë të enjte (1 tetor) Kuvendi i Kosovës ti vazhdojë punimet me pikat e mbetura, megjithatë ka gjasa që mungesa e kuorumit të çojë deri te dështimi i seancës, transmeton zeri.info.
Kjo pasi 20 deputetë të PDK-së dhe LDK-së janë nëpër udhëtime zyrtare dhe pas paralajmërimit të opozitës për bojkotim të seancave.
Kryesia ka planifikuar që të enjten të mbahet vazhdimi i seancës, ndërkaq të premten seancë e re.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.